Në qytetin e Gjirokastrës, muzeu i Forcave të Armatosura ka çelur një ekspozitë me armët relike duke bërë që historia ushtarake të vijë më pranë qytetarëve dhe turistëve.
Në ekspozitën e çelur në sheshin “Çerçiz Topulli” historia, kujtesa dhe trashëgimia ushtarake shqiptare u prezantuan në një takim të veçantë me publikun.
Përmes një koleksioni të pasur me objekte dhe armatime historike, vizitorët patën mundësinë të njihen më nga afër me momente të rëndësishme të historisë sonë ushtarake dhe me vlerat e trashëgimisë që muzeu ruan dhe përcjell brez pas brezi.
“Vij nga Argjentina, është hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe mendoj se është një vend i bukur, ekspozita e sotme është një befasi për mua pasi nëpërmjet këtyre armëve më krijohet mundësia të njihem me një pjesë të historisë së Shqipërisë, me të vërtetë është diçka mbresëlënëse”, tha ai.
Përgjatë sezonit të vjeshtës në Gjirokastër po organizohen aktivitete të ndryshme, të cilat gjallërojnë qytetin e gurtë dhe tërheqin vizitorët vendas dhe të huaj.
Top Channel