Thesaret e monarkisë shqiptare/ Ekspozohen flamuj, medalje dhe uniforma mbretërore nga koleksioni i Artan Lames

18/11/2026 16:09

Dy flamuj origjinalë të kohës së Princ Vidit, shqiponja e zezë, dekorata, medalje dhe artefakte të veçanta nga periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut, përfshirë penën me të cilën ka firmosur akte të rëndësishme të shtetit shqiptar e nga ana tjetër ka nënshkruar kontratën e martesës.

Objektet e rralla me rëndësi të madhe për trashëgiminë tonë kulturore janë koleksionuar nga i ndjeri Artan Lame dhe sot ekspozohen për publikun nga e bija, Lisia Lame.

“Ka kartolina, medalje, objekte të tjera të jetës së përditshme, uniforma. Akoma më interesante janë medaljet, të mbledhura me kujdesin më të madh“, tha Lisia Lame, vajza e Artan Lames

Në ambientet e ish gardës së Republikës, ku u çel ekspozita “Monarkia”, u vizitorët panë nga afër koleksionin e uniformave, të renditura nga ushtari më i thjeshtë te ai me gardën më të lartë, duke përfunduar në një kënd të veçantë me uniformën personalizuar të mbretit të shqiptarëve.

“Të gjitha objektet përfshijnë fillimin e shekullit XX deri në vitet ’40”, deklaroi ajo.

Këto objekte dhe artefakte me vlerë historike dhe kulturore janë trashëgimia që Artan Lame, i cili u nda nga jeta nga jeta një vit më parë, i la jo vetëm familjes së tij, por të gjithë vendit. Ndërkohë, qëllimi final mbetet hapja e një muzeu të përhershëm me të gjithë koleksionin e Lames.

 

Top Channel