Elon Musk poston mesazh kriptik për Covid: Bota po shkon drejt tiranisë (fotot)

28/01/2022 15:31

Pronari miliarder i kompanive Tesla and SpaceX, Elon Musk ka dhënë një paralajmërim të frikshëm në rrjetin Twitter në lidhje me të ardhmen e nejrëzimit.

Në një debat mbi përballjen me pandeminë të qeverisë së SHBA, ai shkruante hapur:

“Nëse i tmerron njerëzit mjaftueshëm, ata e kërkojnë vetë heqjen e lirive. Jemi në rrugën drejt tiranisë”.

Nuk kuptohet ende se cili është mesazhi i vërtetë i komentit të një prej njerëzve më të pasur të botës, teksa këta të fundit deri tani kanë dëshmuar se kanë përfituar miliarda nga pandemia dhe shtypja e të drejtave të njerëzve të zakonshëm me masat e koronavirusit.

Ndoshta ai mund të sugjeronte se informacionet e marra mbi Covid kanë “tmerruar” njerëzit aq sa të zbatojnë të gjitha rregullat që u jepen, shkruan britanikja DailyStar.

I pyetur për mënyrën sesi njerëzit “ta luftojnë”, miliarderii teknologjisë tha: “Mos votoni për ta”, duke iu referuar qeverisë së demokratëve në SHBA që ka vendosur regullat.

Një komentues shkruante: “Edhe kur zgjedhjet duken gjithmonë të manipuluara?”

Musk u përgjigj: “Kam përshtypjen se manipulimi nuk do të funksionojë aq sa mendojnë ata”.

Në një tjetër zhvillim, Musk shpërndante një meme me tematikë nga seriali ‘Lord of the Rings’ ku vinte në lojë trajtimin e pandemisë nga qeveria e SHBA.

Në të personazhi i ‘Lord of the Rings’ mbante unazën që është në qendër të filmit, duke lënë të kuptohej se personazhi ishte qeveria e SHBA.

Më parë Musk ka thënë për revistën ‘Time Magazine’ kërkesat e qeverisë  për vaksinime janë një “erozion i lirive të njeriut.”

Ai ka komentuar së fundmi dhe në favor të “karvanit të lirisë” të kamionistëve kanadezë dhe aktivistëve mbështetës, në protestë ndaj vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve të pandemisë.

“Kamionistët kanadezë komandojnë,” shkruante kreu i Tesla në një koment të enjten.

FOTO GALERI
1/3
"Nëse i tmerron njerëzit mjaftueshëm, ata e kërkojnë vetë heqjen e lirive. Jemi në rrugën drejt tiranisë”.

Top Channel