Më pak infektime në shkolla/ Elbasan, situata në shkolla është më e qetë

28/01/2022 15:34

Gati një javë shkëputje nga shkolla duket se pati efektet e veta pozitive.

Pas ditëve të pushimit, rikthimi u reflektua me një rënie të ndjeshme të numrit të të prekurve me covid 19 në mësues apo nxënës.

Në Elbasan situata në shkolla tashmë paraqitet e qetë edhe pse vihet re një prekje e shtuar tek nxënësit.

Përsa i përket vaksinimeve, mësuesit kanë qenë ndër kategoritë e para të cilët e kanë pasur të detyrueshëm vaksinimin.

Në ZRVA e Elbasanit mbi 80% e mësuesve janë të vaksinuar ndërkohë që pjesa tjetër kanë justifikimin e mjekut për shkak të problemeve shëndetësore.

Top Channel