“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë euro”, Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja votat nga komisionerët e PD 13/07 11:28
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim thotë se kanë folur dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.
“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Top Channel