Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, pëson djegie pronari Sergei Lavrov deklaroi se Moska nuk do të fillojë një luftë kundër Ukrainës, por as nuk do ta lejojë Perëndimin që të dëmtojë interesat e saj sigurisë.
Presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se ekziston një “mundësi reale” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Ukrainës në muajin shkurt.
Por shefi i diplomacisë ruse thotë se sa i takon vendit të tij, ai nuk e do luftën. Ama ne nuk do të lejojmë që të shkelen me arrogancë dhe të injorohen interesat tona,” u shpreh Lavrov në një intervistë për një radio ruse.
Tensionet janë rritur javët e fundit lidhur me Ukrainën, ndërsa Moska ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë fqinjit të saj.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s janë të shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur për sulm.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë plan të tillë, por ka kërkuar që NATO-ja të premtojë se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet dhe që aleanca të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Evropa Lindore.
SHBA dhe NATO i hodhën poshtë zyrtarisht këto kërkesa, lëvizje kjo që sipas Kremlinit, lë “shumë pak hapësirë për optimizëm”.
“Përderisa ata thonë se nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre, as ne nuk do t’i ndryshojmë tonat,” tha Lavrov. “Unë nuk shoh mundësi për kompromis këtu.”
Top Channel