“Largoni gjykatën, ktheni kanunin”/ Gjykatësit dhe avokatët në veri kundërshtojnë mbylljen e gjykatave

28/01/2022 19:15

Me ketë pankartë në të cilën shkruhej “Largoni Gjykatën, Ktheni Kanunin”, nisi diskutimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në të cilin ishin thirrur gjykatësit dhe dhomat e avokatisë në të gjithë veriun.

Këta të fundit, shkrirjen e gjykatave e kundërshtojnë pasi sipas tyre, reforma penalizon qytetarët e thjeshtë.

Dhomat e avokatisë në Lezhë, Shkodër, Kukës dhe gjyqtarët, kërkojnë 3 Gjykata Apelit. Një për të përfshirë veriun, një në jug dhe një tjetër në Tiranë.

Top Channel