Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në qendrën shëndetësore të Shijakut.

Një 33-vjeçar që është paraqitur pranë shërbimit të urgjencës pas ka debatuar me mjeken roje e ka goditur atë.

Pasi ka marrë informacion ka ndërhyrë policia e Shijakut. Ndërkohë qytetarë të Shijakut e dënojnë këtë akt të rëndë ndaj mjekes.

“Nuk është e drejtë prandaj jemi njerëz mund të merremi vesh duke biseduar e qarë hallin. Mjekët që njoh unë këtu janë shumë të mirë. Më vjen keq kur e dëgjoj këtë”, shprehen ata.

Top Channel