Pentagoni urdhëron njësinë 101 ajrore sulmuese të përgatitet për konflikt!

28/01/2022 11:41

Njësia 101 e forcave të armatosura të SHBA-së në bazën e Fort Campbell është urdhëruar të përgatitet për një dislokim të mundshëm, sipas një njoftimi të Pentagonit.

Njësi të tjera të ushtrisë amerikane në vend dhe në Europë janë gjithashtu në gatishmëri të shtuar për t’u vendosur në mbështetje të NATO-s dhe sigurisë së qytetarëve amerikanë jashtë vendit, sipas një njoftimi të krereve uxhtaralë amerikane.

“Siç kemi bërë këto 77 vitet e fundit, Divizioni Ajror 101 është gati të vendoset kudo në mënyrë që të mbëshesë kombin tonë dhe aleatët tanë,” tha komandandi i kësaj njësie, gjeneralmajor JP McGee.

Një forcë ushtarake e stërvitur për emergjenca, Divizioni Ajror Sulmues 101 ka njësi të gatshme për t’u vendosur në mbarë botën e për të kryer një sërë operacionesh duke nisur që nga ndihma humanitare e deri te aftësitë luftarake, thuhet në njoftim.

Tensionet janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s druhen se Moksa po planifikon pushtimin e vendit fqinj, dikur pjesë e bllokut sovjetik. Rusia mohon se ka plane të tilla.

Top Channel