Komisioni i Ligjeve diskuton për banesat e prishura tek “5 Maji”, PD nuk pranon vijimin e seancës pa kryetarin e Bashkisë

28/01/2022 15:48

Komisioni i Ligjeve të premten është mbledhur për të zhvilluar një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e banesave të prishuara tek zona e 5 Majit në Tiranë.

Anëtarët demokrat të këtij komisioni, në seancë dëgjimore, kishin thirrur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm por kishte dërguar një letër ku kishte dhënë shpjegimet e tij për këtë çështje.

Letrën e dërguar nga Veliaj, e lexoi që në krye të herës, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Mirëpo, zv/kryetarja e këtij Komisioni, Dhurata Çupi nuk ka rënë dëkord që seanca të vijonte me dëgjimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ajo ka kërkuar që seanca të shtyhet dhe të nisë kur kryetari i Bashkisë të jetë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Në seancë janë ftuar për dëgjesë edhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca si dhe përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.

Komisioni  Ligjeve është në lëvizje për shkak të cënimit të rëndë të së drejtës pronës, si e drejtë themelore e njeriut, në njësinë administrative 4 dhe 8 në Bashkinë Tiranë. Si anëtare e Komisionit të ligjeve dhe deputete jam vënë në dijeni me shqetësimi e qytetarëve.

Jam njoftuar prej tyre që po u prishen shtëpitë, po dalin jashtë pa proçedurë dhe njoftime dhe pa respektuar të drejtën themelore të tyre për t’u strehuar dhe për t’u trajtuar si pronarë të pronës së tyre dhe bashkë me z. Bledion nallbati kemi qenë pranë tyre në rastin e implementimit të këtij projekti.

Çupi: Qytetarët ishin shumë të shqetësuar dhe të irrituar se si munden të trajtohen nga kryetari I Bashkisë së tyre dhe nga qeveria aktuale në një formë kaq brutale dhe jo njerëzore.

Janë njoftuar pa respektuar proçedurat. Janë ankuar se nuk u është kthyer përgjigje. Kanë kërkuar takim dhe nuk janë pritur. Ka qyetarë që sot janë jashtë sepse nuk është respektuar asnjë afat dhe janë prishur banesat e tyre. Ka qytetarë që janë pronarë dhe ka disa tipologji të ndryshme në implementimin e këtij projekti të Bashkisë Tiranë.

Ne i kemi dëgjuar qytetarët dhe në lidhje me shqetësimin emergjent të tyre, ne kemi kërkuar atë që na njeh Kushtetuta dhe neni 80 i saj dhe Rregullorja, për të bërë një dëgjesë publike me Kryetarin e Basshkisë Tiranë, me Drejtorin e Policisë së Shtetit, pasi në ditën kur ne ishim policia ishte në përballje me qytetarët, vokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca dhe banorë të prekur nga ky projekt.

Lidhur me letrën e Kryetarit të Bashkisë dhe mospraninë e një asnjë përfaqësuesi të Bashkisë Tiranë është e prapranueshme, jolegjitime. Kushtetuta e thotë qartë që institucionet shtetërore duhet të jenë të pranishme në dëgjesë.

Mendoj se nëse nuk ka patur kohë kryetari i Bashkisë në orën 14.00 apo 14.30 mendoj ta presim. Kur ka kohë dhe mundësi kryetari i Bashkisë. Ne e shtyjmë dhe ai duht të jetë i pranishëm. Nuk është një çështje e lehtë por mbiejetese për ata banorë. Ata janë nxjerrë jashtëdhe nuk janë respektuar për të drejtën e pronës së tyre.

Nuk u është dhënë asnjë mundësi banimi. Ka banorë që u janë prishur banesat që në muajin tetor dhe nuk kanë marrë bonusin e strehimit. Nuk janë respektuar dispozitat e Kodity Civil për sa i përket trajtimit dhe kontraktimit të tyre pranë noterit. Janë marrëveshje copa letrash ku askush nuk kupton se çfarë merr dhe çfarë jep.

Ishte emergjente sepse atje çdo ditë prishen nga tre banesa. Ne do i dëgjojmë banorët këtu për keto shqetësime. Është abuzim me detyrën i Kryetarit të Bashkisë Tiranë që sot nuk është këtu.

Alibeaj: Ç’është ky kryetar Bashkie që nuk begenis njerëzit dhe as Kuvendin dhe as ju si mazhorancë se e kuptoj për opozitën. Edhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim. Të na e thotë arsyen dhe ne do e presim këtu si detyrim ndaj Kushtetutës, Rregullores, ligjit dhe njerëzve. Të japë sqarimet.

Nëse është me ligjin I themi ne, po je me ligjin, ke bërë detyrën. Por nëse jo, së paku duhet ta dëgjojmë, por jo me këtë shkresë. Shkresa të tilla që presin dhe përcjellin njerëz të ngratë janë pa fund. Duhet të përballet dhe ta dëgjojmë. Presupozohet që shteti është në shërbim të njerëzve dhe duhet t’I sqarojë. Janë në hall, janë pa shtëpi dhe pa çati dhe nuk ua ka shkaktuar natyra, por shteti, kryetari I bashkisë së bashku me isntrumenta të tjerë. Përse nuk vjen? Ka frikë? Duhet të vijë për të ruajtur për aq sa mund të ruajmë nderin e Kuvendin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qytetarët me të gjithë hallet që kanë kanë ardhur këtu për të shprehu atë se çfarë ndjejnë. Padrejtësinë që ata mendojnë se ua kanë bërë. Shteti duhet të japë sqarimet e veta. Kalojnë ligje për bashkeqeverisje, për konsultimin, këshillimi kombëtar e gjithçka bëhet në emër të tyre. Sot në rastin konkret të dhimbshëm, nuk denjon të vijë. Këtu duhet të mbahet një qëndrim.

Është tallje e madhe me Kuvendin dhe me ne. u lypim votën. U trokasim kur vjen fushata. U çojmë patronazhistin dhe u japim premtimin. I mashtrojmë dhe i gënjejmë si politikë kaq detyrim minimal, kjo politikë, kjo bashki, ky pushtet nuk ka për t’u thënë? Një jetë e tërë, djersë e gjak kanë ndërtuar një shtëpi me rregulla pa rregulla, sipas rregullat ky palo shtet ka patur. Vjen një moment dhe ia hedh në humnerë. Një detyrim njerëzor duhet ta kemi të gjithë. Duhet të ulet ai atje. Kanë ardhur të policisë, por duhet të vijë ai si strumbullari i gjithçkaje siç e thotë edhe vetë në shkresë. Deri tani dëm u ka bërë qytetarëve. Kështu tregojnë faktet. Ne jemi të gatshëm ta presim sepse ky është një problem akut. Çdo ditë që kalon tre familje rrinë në qiell të hapur, natën në të ftohtë. Mungon tani edhe sensi njerëzor? Nuk e përdorim për debat politik sepse ka të tjera forume.

Top Channel