Goditi mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet 33-vjeçari, dyshohet të jetë konsumues droge

28/01/2022 12:42

Një mjeke në Shijak është goditur për shkak të detyrës, ndërsa shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar autorin.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit të qytetit të Shijakut, kur një 33-vjeçar, që dyshohet të jetë dhe përdorues narkotikësh ka goditur mjeken në detyrë.

Menjëherë është njoftuar policia e Shijakut që ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit, ndaj të cilit është ngritur akuza e ”Goditjes për shkak të detyrës”.

Top Channel