Doktori japonez qëllohet për vdekje, infermieri plagoset në takimin me pacientin, të kthyer në pengmarrje (fotot)

28/01/2022 17:36

Policia në Japoni kanë arrestuar një burrë pas një rrethimi 11-orësh, gjatë të cilave ai kishte sulmuar tre punonjës mjekësorë që kishte ftuar në shtëpi, si dhe kishte qëlluar për vdekje një prej tyre.

66 vjeçari Hiroshi Watanabe, përballet me akuza vrasjeje pas incidentit të së enjtes në Fujimino në veri të kryeqytetit Tokio.

Një doktor i njohur, Junichi Suzuki, 44 vjeç, u qëllua me armë dhe u mbajt peng, njoftoi policia. Ai vdiq më vonë në spital.

Krime të tilla me armë janë shumë të rralla në Japoni, ku ka rregullacion të ashpër për armët e zjarrit.

Nuk dihen ende arsyet që çuan te dhuna apo sesi i dyshuari ishte në zotërim të armës, për të cilën disa media raportonin se ishte armë gjahu.
Agjenci të tjera vendase raportonin se grupi i doktorëve kujdeseshin për nënën e të dyshuarit, e cila kihste vdekur kohët e fundit.
Ata besohet se po bënin një vizitë ngushëllimesh te burri që kishte humbur nënën, sipas të përditshmes ‘Japan Times’.

Policia u njoftua rreth orës lokale 21:00 kur fqinjët dëgjuan të shtëna arme dhe gjetën një burrë të gjakosur jashtë shtëpisë, me plagë në gjoks e në bark.
Një tjetër viktimë, një infermier 41-vjeçar u dërgua në spital ku mbetet në gjendje serioze, shtuan autoritetet.

Ndërsa një burrë i tretë 32-vjeçar, kishte arritur të largohej nga vendngjarja dhe ishte drejtuar në stacionin më të afërt të policisë, raportonin mediat.
Policia e ardhur në vendngjarje atë natë u ndaluan nga autori i ngjarjes që kërcënonte me armën e tij. Oficerët kishin folur me të në telefon por ai nuk bënte kërkesa apo të vendoste kushte, sipas mediave lokale.

Gjatë orëve të rrethimit autoritetet kishin evakuar 110 rezidentë të zonës dhe kishin mbyllur shkollat pranë saj.
Rrjedhimisht policia ndërhyri në apartament dhe gjetën zotin Suzuki në gjendje të rëndë, dhe arrestuan të dyshuarin.

FOTO GALERI
1/5
I dyshuari gjate arrestimit

Top Channel