PS Shkodër, thirrje Voltana Ademit të mos bëhet bllokadë e procesit zgjedhor!

28/01/2022 16:34

Partia Socialiste në Shkodër, përmes zëdhënësit Erion Metushi, i bën thirrje bashkisë së Shkodrës që të zbatojë ligjin për publikimin e listave të qytetarëve, të cilët kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“KQZ në mbledhjen e 22 janar 2022 ka miratuar afatet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do zhvillohen për kryetarin e bashkisë me 6 mars. Në njoftimin zyrtar për afatet nga KQZ shkruhet: zyrat e gjendjes civile hartojnë listat e zgjedhësve jo më larg se data 25 janar 2022. Bashkia e Shkodër është jashtë afateve ligjore që në nisje të këtij procesi. Lista duhet të ishte miratuar dhe shpallur që ditën e enjte datë 27 janar. Por edhe pas 24 orëve ky detyrim nuk është mbushur.

PS Shkodër i bën thirrje Voltana Ademit që të respektojë detyrën që kodi zgjedhor i cakton: të miratojë edhe shpallë menjëherë listat e zgjedhësve dhe të mos bëhet pengesë në mbarëvajtjen e këtij institucioni. Ftojmë palët politike që të jenë bashkëpunues dhe bashkëveprues në garantimin e zgjedhjeve me standarde dhe qytetari!”, u shpreh Metushi.

Top Channel