Buffon: Dua Botërorin e gjashtë, luaj deri 50 vjeç! Baste? Po, kam vendosur

28/01/2022 16:42

44 vite mbi supe, por Gianluigi Buffon as që ka ndërmend të ndalet. Portieri italian zgjodhi të kthehej te Parma verën e kaluar, për të ndihmuar ekipin ku u bë i famshëm dhe fitoi trofetë e parë, që këtë sezon po garon në Serie B.

Nëse Italia nuk kualifikohet në Botërorin e Katarit, unë do të synoj Botërorin e radhës kur të jem 48 vjeç”, deklaron legjenda e portës italiane për Gazzetta dello Sport në 44-vjetorin e lindjes.

“Gardiani” ëndërron të marrë pjesë në një tjetër Kupë Bote me Italinë, që do të ishte e gjashta për të si askush tjetër në historinë e lojës më të bukur me top.

Buffon është akuzuar për vënie bastesh të paligjshme. Ai e ka një përgjigje për këtë çështje, teksa vlerëson Dusan Vlahovic, sulmuesin për të cilin Juventusi do t’i paguajë 75 milionë euro Fiorentinës.

E pranoj, kam vënë baste, por jo ndeshje futbolli. Asnjëherë nuk kam shitur ndeshje. Vlahovic? Juventusi ka marrë lojtarin e ri më të mirë në botë bashkë me Haaland dhe Mbappe”.

Top Channel