41-vjeçari arrestohet për armëmbajtje pa leje, në banesë iu gjetën municionet luftarake

28/01/2022 14:25

Një 42-vjeçar u arrestua këtë të premte në Pogradec për armëmbajtje pa leje.

Në banesën e tij, në fshatin Buzaishtë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, tre krehëra fishekësh, një kapsollë detonatore dhe një sasi municioni luftarak, të gjitha pa leje.

Shtetasi me iniciale H.K. do të hetrohet më tej nga Prokuroria e Pogradecit.

Top Channel