Një aksident është shënuar në rrugën ‘Shtraus’ të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë!

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq, drejtuesi i motoçikletës ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën “Shtraus” Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin A.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Top Channel