Përgatitjet për ndeshjen finale/ Veliaj takon operatorët turistikë në kryeqytet

29/01/2022 15:11

Finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj e quajti  një  eveniment i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë. Në funksion të këtij aktiviteti,  u takua me tur-operatorët e kryeqytetit.

“Jemi përgatitur të presim rreth 5 mijë tifozë në Tiranë, nga secila prej skuadrave që do të luajë finalen e Conference League, kurse pjesa tjetër mund të jenë tifozë lokalë. Do të na duhet shumë ndihmë sepse është një operacion që do të ndodhë tre ditë; pra, dy ditë para ndeshjes dhe një ditë pas saj, ku do të mobilizojmë rreth 100 autobusë të dedikuar vetëm për transportin Tiranë-Rinas. Ndaj, do të doja që të gjithë bashkë të kemi një super-koordinim vetëm për këtë ngjarje të madhe. Nuk kam asnjë interes personal, por s’mund të jem kryetar i Bashkisë së një qyteti ku ekzistojnë 300 skuadra sportive fëmijësh, dhe pasi prindërit e tyre harxhojnë 20 vitet e fundit nga 20-30 mijë lekë çdo muaj për t’i stërvitur, ata të kthehen në një ankand dhe prindi që nuk paguan dot 100 mijë euro nuk e shpie dot djalin të luajë futboll si profesionist”.

Kryebashkiaku theksoi se çdo sfidë dhe betejë bëhet për të mirën e të gjithëve dhe kërkoi bashkëpunimin e operatorëve dhe agjencive turistike, që të promovojnë Tiranën.

 

 

Top Channel