Reshjet e dëborës kanë rinisur në Bulqizë.

Gjatë javës, i gjithë rrethi i Bulqizës u përfshi nga temperatura deri në minus 15 gradë ku solli probleme në shumë rrugë rurale por jo vetëm dhe në atë nacionale.

Edhe pse pati një ngritje të temperaturave, në rrethin e Bulqizës kanë rinisur reshjet e dëborës.

Për këtë arsye është vështirësuar qarkullimi në rrugët rurale dhe në disa segmente të rrugës nacionale edhe për shkak të ngricave.

Top Channel