Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina
Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë.
Bëhet fjalë për shtetasin A.G., I cili kishte qëlluar në ajër me pistoletë sportive duke terrorizuar banorët në Kodrën e Priftit, Tiranë.
Kanë qenë këta të fundit të cilët kanë kallëzuar në polici 48-vjeçarin, ndërsa ky I fundit është arrestuar në flagrancë dhe pas kontrolli të ushtruar në shtëpi iu gjetën 4 pistoleta sportive si dhe një shotgun me shënjestër optike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë, pas marrjes së njoftimit nga banorët se në Kodrën e Priftit, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.
Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel