Dusan Vlahovic do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026. Bardhezinjtë fituan garën për sulmuesin e Fiorentinës, për të cilin interesohen shumë klube të njohura.

75 milionë euro do të përfitojë klubi nga Firence (70+5 në formë bonusesh) për shitjen lojtarit serb (feston sot 22-vjetorin e lindjes) te Juventusi, vendim që ka tërbuar tifozët e Fiorentinës.

Autori i 17 golave sezonalë në Serie A, ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën deri në 2026, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro neto në sezon.

Dusan Vlahovic ka zgjedhur numrin 28 dhe pritet të debutojë me rekordmenët e futbollit italian në takimin e 6 shkurtit kundër Hellas Verona në Torino.

Top Channel