Wayne Rooney refuzon skuadrën e tij të zemrës për të qëndruar te Derby County.

Ish-sulmuesi i Manchester United i cili hapat e parë në karrierë i hodhi pikërisht te klubi nga Goodison Park, ka refuzuar ofertën e Everton për t’i besuar stolin pas shkarkimit të Rafael Benitez por ka qenë vetë Rooney që ka thënë jo.

Në lidhje me këtë refuzim Rooney është shprehur:

“Evertoni ka kontaktuar agjentin tim për të më ofruar vendin vakant të trajnerit. Ishte një vendim i vështirë por e kam refuzuar. Jam i sigurt se një ditë do të drejtoj në Premier League dhe mendoj që jam gati.

Dhe nëse një ditë do të ulesha në stolin e Everton do të ishte diçka e madhe. Për momentin kam nisur një punë te Derby County të cilën duhet ta përfundoj me sukses”, deklaroi Wayne Rooney.

Top Channel