Shifra rekord, Koreja e Jugut regjistron mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

29/01/2022 01:40

Koreja e Jugut ka regjistruar mbi 16 mijë raste të tjera të COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Shifra ditore theu rekordin për të katërtën ditë radhazi, duke u rritur për 8.570 raste të tjera.

Sipas Agjencisë koreane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, me 16.096 infeksione të reja numri total i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 793.582. Rreth 24 pacientë të tjerë vdiqën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 6.678.

Top Channel