Presidenti mbështet thirrjen e Reporterëve pa Kufij: Të hetohen sulmet kibernetike

29/01/2022 09:55
Presidenti Ilir Meta

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e organizatës Reporter pa Kufij, të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë sulmet kibernetike ndaj disa mediave në vendin tonë.

Presidenti Meta thekson se është dakord më këtë thirrje të RSF dhe thekson se të gjithë duhet të bëhen bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias.

E përshëndes dhe e mbështes plotësisht qëndrimin e @RSF_en, në solidarizim me kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë. Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias, për të thyer censurën!”, thekson Meta.

Top Channel