Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së prezanton kandidatët për Primaret në 6 bashki

29/01/2022 16:58

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar kandidatët për 6 bashki. Ditën e nesërme do të zhvillohen primaret (anëtarësia e partia zgjedh kandidatët përmes 1 anëtar – 1 votë) në 6 bashkitë e vendit.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Në rast se në qendrat e votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë derisa të votojë anëtari i fundit i PD.

Kandidatët që do të garojnë në votimet për Primare në 6 degët e PD janë:

Dibër:

1.Behar Baudin Dema, ekonomist

2.Dafina Bajram Muda, psikologe

3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Durrës:

1.Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2.Silvja Xhemal Gjepali, IT

Lushnje:

1.Arben Ibrahim Zaimi, jurist-avokat

2.Elton Ilir Bano, jurist-avokat

3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4.Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

Rrogozhinë:

1.Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2.Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3.Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4.Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5.Vlasimir Selman Manushi, mjek dentist

Shkodër:

1.Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2.Arben Xhavid Maliqi, jurist

3.Astrit Myfid Bushati, jurist

4.Bardh Ali Spahia, mjek

5.Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6.Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

Vorë:

1.Luan Gani Beta, inxhinier

2.Lulzim Sefer Vrana, ekonomist

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes.

Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.

Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa  kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.

Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë konfliktuale politike, pasi opozita vendosi t’i bojkotojë ato, ndërsa vetë presidenti i kishte anuluar me dekret.

Para caktimit të datës ai u konsultua me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se presidenti ka shkelur Kushtetutën për shumë kohë për këtë çështje.

Partia Demokratike nuk u thirr për konsultime nga presidenti, ndërkohë që shpallja e zgjedhjeve vjen në një moment kur partia më e madhe e opozitës është e përçarë.

Top Channel