Gjoba 140 milion euro nga viti 1991/ Vazhdon prej 29 vitesh gjyqi kundër dënimit të Shqipërisë në Arbitrazh

29/01/2022 19:35

Dështimi i një marrëveshjeje të 1991 të firmosur mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie me seli në Napoli të quajtur Iliria për të cilën në 1993, Shqipëria u gjobit nga arbitrazhi me rreth 48 miliardë lireta ose gati 29 milionë euro është kthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë.

Gjoba llogaritet të ketë shkuar gati 140 milionë euro për shkak të dretyrimit prej 13% nga mos ekzekutimi i faturës, mi atë që u ra dakord se do të kryente përtëritjen e plazhit të vjetër të Durrësit dhe ndërtimit të resorteve.

Por akuza pretendon se shoqëria me administrator Angelo Frascinon dyshohet se u themelua në Napoli në 17 prill 1991, pra një muaj më vonë pasi rezulton të jetë firmosur marrëveshja dy palëshe. Për këtë fakt, nënvizon akuza prezumohet se Frascino ka lejuar paraqitjen e këtij fakti të rreme, për pasojë para gykatave shqiptare prej 1998 deri në 2015 vit kur përfundoi gjykimi në Gjykatë Kushtetuese dyshohet se janë përdorur fotokopje të njësuara me kontratën e marsit 1991.

Gjykimi i nisur 29 vjet më parë shënon një nga odisetë më të mëdha të nisura në Gjykatën e Tiranës. Por përara gjykatës së arbitrazhit biznesmeni Angelo Frascino fajësoi shtetin shqiptar se tokat e ndërmarrjes së përbashkët në Golem, Karpen dhe Qerret ua dha privatëve duke mos e lejuar që të vinte në jetë projeti për resortin Epidamus.

Drejtësia i kërkon Italisë të pyesë disa shtetas që mund të kenë dijeni. Në rastin konkret shprehet prokuororja Ida Ahmetli sa kohë subjekti dhe personagt janë me seli në Itali cmojmë se mbledhja e provave dhe analizimi i fuqisë provuese të tyre është një procedurë që kryhet më lehtë nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Top Channel