Aktori Sean Penn thotë se ‘genet e frikës’ kanë bërë që burrat të ‘dorëzojnë xhinset për të veshur fustanin’ (fotot)

29/01/2022 17:29

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

Penn foli për pikëpamjet e tij mbi maskulinitetin në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Independent’, ku mes të tjerash tha: “Mendoj se në pikëpamjen tim, burrat po feminizohen”.

Penn – i cili luan në filmin e ri ‘Flag Day’ (Dita e Flamurit) – shtonte: “Unë kam gra të forta në jetën time që nuk e kuptojnë si shtypje natyrën time maskuline. Mendoj se ka shumë gene të frikës që ndoshta po i bëjnë burrat të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur funde”.

Në intervistë ishin prezentë bija e aktorit gjithashtu  kolege e  tij aktore në filmin ‘Flag Day’, Dylan Penn.

Penn foli gjithashtu në intervistë për aktrimin bashkë me te bijen Dylan, në filmin që bazohet në një histori të vërtetë të treguar në librin e vitit 2004 “Jeta e rreme e babait tim” nga Jennifer Vogel.

61-vjeçari Sean Penn është dy herë fitues i çmimit Oskar me rolet në filmat Mystic River (2003) dhe Milk (2008). Herën e fundit ai ka luajtur një rol dytësor komedinë e vitit 2021 “Licorice Pizza”.

FOTO GALERI
1/3
Bija e aktorit, kolege e tij në filmin ‘Flag Day’

Top Channel