SHBA nis trupat në Evropën Lindore: Në Ukrainë do bëhet masakër

29/01/2022 17:21

SHBA do të bëjnë një dislokim trupash në Evropën Lindore edhe pse zyrtarët e lartë të Pentagonit mbështesin një shtysë të re për diplomacinë, tha Presidenti Joe Biden.

Në kohën kur vetë homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy i kërkoi liderëve perëndimorë të shmangin nxitjen e “panikut” lidhur me grumbullimin masiv të trupave ruse në kufijtë e vendit të tij, Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord për nevojën e një shtensionimi të situatës.

As Putini dhe as liderët evropianë dhe amerikanë nuk janë shfaqur të gatshëm deri më tani të bëjnë lëshime lidhur me krizën disajavore, më e keqja prej dekadash të tëra mes Rusisë dhe Perëndimit.

Por sipas një ndihmësi të Macron, Putin i tha liderit francez në një telefonatë që zgjati më shumë se një orë se ai nuk kishte “nuk kishte plane për sulm”.

Në Uashington, megjithatë Biden njoftoi se do të dërgonte një numër të vogël trupash amerikane për të forcuar praninë e NATO-s në Europën Lindore, ku SHBA-ja ka tashmë me dhjetëra mijëra trupa të stacionuara.

Zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes njoftuan se Rusia ka grumbulluar aktualisht mjaftueshëm trupa dhe pajisje sa për të kërcënuar të gjithë Ukrainën.

Një konflikt frontal paralajmëroi gjenerali më i lartë i SHBA-së, shefi i shtabit të përgjithshëm Mark Milley, do të ishte “i tmerrshëm” për të dyja palët dhe me një numër të lartë viktimash.

Top Channel