Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, viziton javën e ardhshme Kosovën e Serbinë, dhe ideja e shkëmbimit të territoreve u shfaq sërish.

Ai nuk e ka përjashtuar ekzistencën e saj, por deklaroi me forcë se Shtetet e Bashkuara nuk do t`i imponojnë as Prishtinës e as Beogradit asgjë që nuk mbështetet prej popujve të tyre.

Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai serb. SHBA kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane” ka thënë Escobar, i cituar nga mediat në Kosovë.

Ai i mëshoi idesë se në procesin e dialogut, parët duhet t`i japin përparësi ndërmjetësimit të Bashkimit Europian.

Në 2 shkurt do të udhëtoj në Beograd e Prishtinë dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’u përcjell të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që liderët e dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur ai.

I dërguari i posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Eskobar u bëri thirrje të dyja vendeve që të respektojnë marrëveshjet e firmosura deri tani, dicka që sic tha ai, kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis. Sa për asociacionin e komunave me shumicë serbe, zyrtari i lartë amerikan theksoi se i përket vetëm qeverisë së Kosovës të vendosë lidhur me këtë çështje.

Top Channel