Mattarella rizgjidhet president/ 80 vjeçari fitoi një mandat të dytë 7 vjeçar si president i Italisë

30/01/2022 00:59

Sergio Mattarella rizgjidhet presidenti i Italisë për të dytën herë radhazi. Por rizgjedhja e 80 vjeçarit që fitoi një mandat të dytë 7 vjeçar erdhi pas tetë votimeve.

I fundit u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe prodhoi shumicën e nevojshme për të zgjedhur kreun e shtetit në Itali. Matarrela mori 759 vota ndërkohë që mjaftonin 505 vota.

Rizgjedhja e Matarellës si president është një lajm i shkëlqyer për Italinë tha kryeministri Mario Draghi. Jam i lumtur shtoi Draghi që Matarela pranoi vullnetin e parlamentit që e donte atë si president për të dytën herë.

Mattarella njihet si pajtues i palëve politike dhe ka pasur një rol thelbësor në stabilitetin politik në Itali gjatë viteve të fundit. Politika italiane prodhon me shumicë kriza për shkak të fragmentarizimit të madh. Presidenti fitoi garën ndaj dy grave që kandidonin për kreun e shtetit në Itali.

Top Channel