Primaret për 6 bashki/ Grupi i Rithemelimit të PD zgjedh sot kandidatët për ‘6 Marsin’

30/01/2022 08:52

Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme votimet që në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër që të bëhen pjesë procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi ditën e djeshme se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar.

 

Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës.

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe

3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË: 1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2. Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4. Bardh Ali Spahia, Mjek

5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

Top Channel