Rikthehen reshjet e dëborës/ Në Juglindje është zbardhur e gjithë zona. Rrugët janë të hapura

29/01/2022 15:49

Çdo dimër teksa temperaturat bien, fëmijë dhe të rritur shihen me pak në rrugë. Por këtë fundjavë në Korçë u rikthye dëbora dhe bashkë me të edhe argëtimi

Në zonat malore ka rënë nga 10-40 cm duke sjellë edhe vështirësi në rrugë, ndërsa në qytet fëmijë dhe të rritur e kanë shijuar duke luajtur me topa bore e duke bërë edhe plakun e dëborës që është një prej simboleve të argëtimit dhe që zhvillon imagjinatën

Për shumë bora sjell vështirësi por për fëmijët në Korcë ajo riktheu lojërat e fëmijërisë. Kape!

 

Top Channel