Sergio Mattarella rizgjidhet presidenti i Italisë për të dytën herë radhazi.

Por rizgjedhja e 80 vjeçarit që fitoi një mandate të dytë 7 vjeçar erdhi pas tetë votimeve. I fundit u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe prodhoi shumicën e nevojshme për të zgjedhur kreun e shtetit në Itali. Mattarella mori 759 vota ndërkohë që mjaftonin 505 vota.

Rizgjedhja e Mattarellës si president është një lajm i shkëlqyer për Italinë tha kryeministri Mario Draghi. “Jam i lumtur”, shtoi Draghi “që Mattarella pranoi vullnetin e parlamentit që e donte atë si president për të dytën herë.”

Mattarella njihet si pajtues i palëve politike dhe ka pasur një rol thelbësor në stabilitetin politik në Itali gjatë viteve të fundit. Politika italiane prodhon me shumicë kriza për shkak të fragmenatrizimit të madh. Presidenti fitoi garën ndaj dy grave që kandidonin për kreun e shtetit në Itali.

Top Channel