PD: Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike

29/01/2022 19:25

Partia Demokratike ka reaguar për emrat e shpallur sot në listën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit për zgjedhjet lokale në 6 bashki duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

Sipas PD, Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e “non gratës” së tij, por nuk kanë lidhje me PD.

Reagim i PD:  Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.

Kujtojmë se ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit ka bërë me dije kandidatët që do të garojnë në votimet për Primare në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Top Channel