Kameruni në gjysmëfinale të Kupën e Afrikës, i falet dygolëshit të sulmuesit të Lyon

29/01/2022 20:16

Kameruni është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në gjysëmfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Luanët e Paepur” fituan 2-0 kundër Gambias falë dy golave të Karl Toko Ekambi. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Kameruni ndërroi marsh në fraksionin e dytë të sfidës dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 50-të.

Ekambi realizoi një gol të bukur me kokë. 29-vjeçari nuk u ndal dhe shtatë minuta më vonë shënoi një tjetër gol, duke vulosur kualifikimin e Kamerunit.

Tre takimet e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës janë Burkina Faso-Tunizi, Egjipt-Marok dhe Senegal-Guinea Ekuatoriale.

Top Channel