Meksikë, shkon mbi 305 mijë numri i viktimave nga COVID-19

30/01/2022 01:58

Ka shkuar mbi 305 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë. Sipas autoriteteve me vdekjen e 437 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 305.240 ndërsa me 45.115 raste të reja numri i rasteve është rritur në 4.873.561.

Me 437 vdekjet në vend është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve ditore që nga 18 gushti 2021. Ndërkohë në vendin ku vazhdon të rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve, bëhet e ditur se numri i të shëruarve ka arritur në 3.940.328.

Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në Meksikë 83.510.659 persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 76.941.127 dozën e dytë të vaksinës.

Meksika është pas Brazili duke u renditur e dyta për numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në Amerikën Latine.

Top Channel