Shembet një urë në Pittsburgh, në terren dalin ekipet e ndihmës së shpejtë

29/01/2022 18:55

Një urë në Pittsburgh, qyteti i dytë më i madh në shtetin amerikan të Pensilvanisë, është shembur.

Ekipet e ambulancës ndodhen në terren. Policia bëri të ditur se ura u shemb rreth orës 18:00. Në fotografinë nga vendi i ngjarjes shihet një autobus periferik në pjesën e urës së shembur.

Në llogarinë e saj në twitter, Siguria Publike e qytetit Pittsburgh njoftoi se aktualisht nuk ka asnjë informacion për të lënduar. Gjithashtu u raportua se ajri mbante erë gazi.

Shtëpitë aty pranë u evakuuan dhe autoritetet u bënë thirrje shoferëve që të shmangin zonën.

Shembja vjen disa orë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të vizitojë qytetin Pittsburgh për të diskutuar financat për projektet e infrastrukturës, duke përfshirë mirëmbajtjen e urës.

Top Channel