16:31
ALBtelecom mbështet banorët e zonave të prekura nga zjarri: Ofron komunikim falas!
Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë me situatën e rënduar të zjarreve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ALBtelecom i vjen në ndihmë me komunikim falas banorëve të zonave të prekura në Lunxhëri dhe Dukati, me 1GB internet, 100 min kombëtare dhe 100 sms falas, të vlefshme për 7 ditë, duke filluar nga sot.