Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh , 62 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. R., 32 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 54 vjeç dhe L. G., 61 vjeç, banues në Patos, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Ngraçan, Mallakastër, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E. I., 56 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel