Voltana Ademi voton në primaret në Shkodër: Vijoj me angazhimin tim politik

30/01/2022 11:35

Pasi u tërhoq nga kandidimi si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër, për të përfaqësuar Berishën dhe lëvizjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit, Voltana Ademi tha se do të vijoj të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës.

 

Ky është procesi demokratik që Grupi i Rithemelimit, përmes statutit të ri bën në strukturat e PD për të zgjedhur nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD të zgjedhurin e tyre që do jetë kandidat për zgjedhjet vendore. Për mua është shumë vonë, PD duhej ta kishte bërë shumë më parapara. Kjo është domsdoshmëri dhe kjo është meritë që Kuvendi bëri përmes ndryshimeve statutore. Ky proces nuk ndihmon vetëm PD, por është një ushtim demokracie për të gjithë sistemin e demokracisë në vend.

Ky proces është ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam qenë e qartë, kam mbështetur lëvizjen e Berishës, do vijoj të jem aktive. Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë së Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj“, tha ajo.

Top Channel