Dembele krah Messit, Barcelona e zëvendëson me sulmuesin e Arsenalit

30/01/2022 20:48

Paris Saint Germain dhe Barcelona tashmë janë duke negociuar për transferimin e Ousmane Dembele në “Parc des Princes” në këtë merkato dimërore.

Pas raportimeve për interesimin e disa skuadrave, kryesisht nga Premier League, del me prepotencë në skenë klubi francez, që do të bëjë të tijin sulmuesin para datës 1 shkurt.

Kur kanë mbetur praktikisht 24 orë nga mbyllja e merkatos, përgjegjësit për zonën sportive të klubit të kryeqytetit francez janë në bisedime me homologët e tyre te Barça për të marrë shërbimet e anësorit francez.

Manaxheri i lojtarit, Moussa Sissoko, i ka ndezur dritën jeshile Mateu Alemany-t, për të kontaktuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, me synimin për të zhbllokuar situatën aktuale dhe transferimin e Dembélésë në skuadrën pariziene. Sipas asaj që theksojnë në Francë, Dembélé tashmë e ka arritur marrëveshjen verbale me klubin francez.

Largimi i Dembelesë do t’i hapë rrugë transferimit në “Camp Nou” të Pierre-Emerick Aubameyang, tashmë jashtë planeve të Artetas tek Arsenali./ Supersport

Top Channel