Nis puna për rehabilitimin e Përroit të Lushnjes, Balla: Do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër, ku qytetarët do të kalojnë pasditet e tyre

30/01/2022 13:47

Sëshpejti do të nisë puna për rehabilitimin e Përroit të qytetit të Lushnjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, i cili deklaroi se ky projekt do të jetë një nga investimet më të mëdha të qeverisë shqiptare në Lushnje.

“Falë një bashkëpunimi të ngushtë të Bashkisë së Lushnjes me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare është bërë i mundur detajimi i projektit final.

Kemi marrë garancinë nga Kryeministri Rama që ky të jetë projekti më i madh që do të financohet në qytein e Lushnjes. Investimi do ti japë këtij qyteti një një çlirim. Kjo është një arterie e rëndësishmë e këtij qyteti dhe nga një përrua është shëndërruar në një xhungël, ku prej shumë vitesh akumulohen mbetje. Pas përfundimit të investimit kjo zonë do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër, ku qytetarët e Lushnjes do të kalojnë pasditet e tyre. Nëse punimet do të ecin me ritmin e duhur, dëshira ime është që Krishtlindjete 2022 ta gjejnë Lushnjen projektin e përfunduar”, deklaroi Balla.

Projetki për rehabilitimin e përroit prej 2 km përfshin punimet e pastrimit, prishje beton ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.

Top Channel