Sot “Ëndërrtjerrësit”/ Rikthehen së bashku personazhet e njohur të Top Channel

30/01/2022 12:33

Rikthehet për të dytën të dielë radhazi në mbrëmje në ora 21 “Ëndërrtjerrësit”, një prodhim i Top Channel për Top Channel.

Kujtime e të pathëna, pamje të patransmetuara kurrë më parë dhe një ribashkim i atyre që e kanë bërë Top Channel ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Në këtë puntatë do të shihni Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi në krah të njëri tjetrit. Do të zbuloni dhe emocionet e Drini Zeqos i cili e ka nisur rrugëtimin e tij në gazetari në shtëpinë më të madhe mediatike në Shqipëri.

Do të keni mundësi të dëgjoni dhe Xhemi Shehun, Bojken Lako por dhe shumë miq të tjerë

Në 13 episode do të ndërmarrim bashkë një rrugëtim përmes imazheve dhe kujtimeve. Do të kthehemi pas në kohë.

Do shkojmë aty ku nisi, me ëndrrën e një njeriu që u bë dhe ëndrra e një grupi të rinjsh të pasionuar që asokohe se dinin se e kaluara e tyre do të bëhej realiteti dhe ardhmja e të gjithë shqiptarëve.

Do të njohim të vërteta të pathëna më parë, ato të vërteta që e bënë televizionin Top Channel jo vetëm ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Ju sigurojmë se në 13 episodet do të keni çdo herë diçka për të zbuluar e për të parë për herë të parë. Sepse motivi në Top Channel edhe pas 20 vitesh mbetet po i njëjtë “Lajmi më parë kalon nga ne”…

Top Channel