Primaret e Komisionit të Rithemelimit/ Basha: As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me PD-në

30/01/2022 19:22

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, i ka cilësuar kryedemokrati Lulzim Basha primaret që mbajti Grupi i Rithemelimit sot në gjashtë bashki, për të zgjedhur kandidatët me të cilën do të dalin në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Partia Demokratike zyrtare ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas përfundimit të votimit, ku dolën dhe emrat fitues.

Sipas PD-së, ky proces është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur ‘non grata’ për korrupsion, ndërsa e akuzon Berishën për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.

Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro.

Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”.

 

 

 

Top Channel