13:20
Krimi i dyfishtë në Tiranë/ “Para se të shkonin në hotel, blenë thikën”, shoku i Klintonit tregon si nisi konflikti i çiftit shqiptaro-ganez
Krimi i dyfishtë tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës, ku 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira vrau të dashurën e tij me shtetësi ganeze, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah, e njohur si Mili. I riu ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.