FOTOT/ Kryqi i varur në barkun e rrumbullakosur/ Rihanna konfirmon në mënyrën e veçantë që është shtatzënë

31/01/2022 17:39

Ylli i muzikës botërore Rihanna dhe ASAP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti u fotografuan duke ecur së bashku të premten në New York.

Këngëtarja kishte veshur një xhup të gjatë rozë, ndërsa kishte lënë jashtë barkun e rrumbullakosur, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe motit të ftohtë.

Ndërsa në barkun e rrumbullakosur ajo kishte varur një kryq me gurë shumëngjyrësh, simbolin e shenjtë i të krishterëve.

Dyshja me siguri dukeshin të emocionuar për të ndarë lajmin me të tjerët për fëmijën e tyre.

Ata u fotografuan duke shëtitur bashkë me ASAP që e kishte mbërthyer krahëve dhe duke e puthur në kokë.

Rihana dhe Rocky filluan romancën në nëntor të vitit 2020 pas ndarjes së yllit të Barbados nga partneri i saj, Hassan Jameel.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel