NATO harton planin e luftës: Grumbullohen trupat në vendin ballkanik

31/01/2022 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë.

Aleanca po ndihmon të forcojë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe e furnizon atë me armatim luftarak.

Por për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, nuk vlen garancia e mbrojtjes 100% që mund të marrin anëtarët e saj.

Aleanca e ka bërë një plan gadishmërie për luftë. Rumania e ka dashur prej kohësh një forcë beteje të NATO-s të pranishme në territorin e saj, të ngjashme me ato të dislokuara në Estonia, Letoni, Lituani e Polonia pas aneksimit të Krimesë në 2014-tën.

Tani duket, erdhi rasti që t`i plotësohet dëshira. Franca u shpreh e interesuar qe atje të dërggohen trupa të reja, e gjatë vizitës së saj në Bukuresht javën e kaluar ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly njoftoi se një grup ekspertësh do të mbërrinin shume shpejt në Rumani ku të nisin punën me hartat.

Dhe Rumania mund të mos jetë aleati i vetëm lindor ië NATO-s që merr një grup të ri beteje. Në një kohë kur Rusia vazhdon grumbullimin e trupave në kuf, SHBA, Nato dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë e kanë nënvizuar që të gjithë nevojën për shtimin e kapaciteteve.

Ish-Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Europë (SACEUR), Gjenerali Philip Breedlove e vlerësoi këtë vendim dhe inkurajoi aleancën të shikonte “opsione të tjera që do t’i tregonin presidentit rus Vladimir Putin se ai do të marrë të kundërtën e asaj çfarë kërkoi”.

Duke vënë në dukje se SHBA dhe vende të tjera tani po dërgojnë avionë luftarakë shtesë për misionet e policisë ajrore që mbulojnë Balltikun dhe pjesën më të madhe të territorit tjetër të NATO-s, Breedlove argumentoi se ka ardhur kohë që Rusisë “ti tregohen dhëmbët”.

Jepuni pilotëve tanë tanë rregullat e angazhimit dhe udhëzimet speciale që do t’i lejojnë ata të përgjigjen ndaj një veprimi luftarak“, tha gjenerali.

Top Channel