Tre qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 1.593 raste të reja, nga 6.837 testime të kryera. Me shifra të tjera, 23.29 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë me këtë sëmundje.

Ndërkohë,  janë shëruar 2.433 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 34.208.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 943 doza të vaksinës. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805,226 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund të imunizohen edhe me dozën përforcuese apo atë të tretë.

Top Channel