Po planifikon fejesën me Dj PM? Sarah Berisha: Ju lutemi mi kurseni …

31/01/2022 16:26

Sarah Berisha dhe Dj PM nisën lidhjen e tyre brenda BBV dhe romanca e tyre vazhdon edhe jashtë saj, por fansat janë kurioz të dinë nëse blogerja dhe Dj, po planifikojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

“Ke ndonjë plan për fejesë me Dj PM?”- pyeti një ndjekës Sarah Berishën gjatë një bashkëbisedimi virtual në InstaStory.

“Mos ma merrni për keq, por këto pyetjet fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, 3 muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e vet”, u përgjigj ajo, duke treguar se këto nuk janë planet e saj për momentin.

Ndërsa pyetjes se “nëse martohesh me Dj Pm, a do performojë ai në dasmën e vet apo do ia japë lekët Dj Dagz?”, ajo iu përgjigj duke qeshur: “Hahahaha do ta diskutojmë edhe këtë pjesë”.

Top Channel