Kandidati i Berishës e pranon që është kushëri i Kryemadhit: Jam nga fisi i saj, por kam qenë anëtar i PD-së prej…

31/01/2022 13:59

Premtim Kryemadhi është kandidati për bashkinë Dibër që fitoi dje në zgjedhjet e Primareve. Ditën e sotme, pasi prezantuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Kryemadhi ka zbuluar se është në të njëjtin fiks me gruan e Presidentit, njëkohësisht dhe kryetare e LSI.

“Unë jam me origjinë nga fshati Grevë, nga fisi i Monika Kryemadhit, lindur dhe banues në Peshkopi. Për karrierën time, dua të them se e kam nisur karrierën në PD duke mos kapërcyer asnjë nga hallkat e karrierës, në vitet ’90 kam qenë anëtar i PD, drejtues seksioni, drejtues grup seksioni, sekretar dege, nënkryetar dege, kandidat për kryetar dege, anëtar kryesie, kam drejtuar Këshillin Bashkiak një mandat. Kam qenë vazhdimisht anëtar kryesie, kam dhënë dorëheqjen nga sekretar dege vetëm kur kam kaluar në shërbim civil për shkak të konfliktit”, tha Premtim Kryemadhi.

Ndërsa Elton Bano, i cili do të garojë për bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit tha: “Dje u bëra pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm. Falenderimi i parë shkon për çdo demokrat, i dyti për të gjithë kandidatët e tjerë që treguan seriozitet dhe integritet gjatë garës. Do të fitojmë vlerat që kanë munguar. Lushnja nuk është qyteti i krimit dhe i korrupsionit, por i ngjarjeve historike që nuk janë vlerësuar ndër vite.”

Top Channel