KQZ po shkatërron të dhënat, u mblodhën në zgjedhjet e 25 prillit

31/01/2022 19:13

Për herë të të parë në zgjedhjet e përgjithshme votuesit shqiptarë ia besuan të dhënat e tyre personale teknologjisë. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në 6 Bashki nisi asgjësimi i të dhënave nga pajisjet e identifikimit elektronik.

Të dhënat personale të zgjedhësve ruhen edhe në serverin e KQZ. Skandali i patronazhistëve dhe pagave rriti pasigurinë, por Komisoneri Celibashi garanton për sigurinë e tyre.

CELIBASHI- “Ne sot fillojmë me procesin e asgjësimit të të dhënave në pajiset që janë përdorur për identifikimi e zgjedhësve dhe më pas ky proces do vijojë me asgjësimin e të dhënave në serverin e KQZ . Kjo mund të përfundojë për 10 ditë. Ajo është e rëndësishme, kemi marrë masat që ky proces të jetë i sigurt. Kemi marrë masa që këto të dhëna të ruhen dhe është e pamundur që të ketë përvetësim të këtyre të dhënave. Dhe nëse këto të dhënat mund t’i përfitojë dikush janë krejtësisht të palexueshme nga një palë e tretë

Vora do jetë Bashkia e parë ku do mësohet rezultati në kohe rekord pasi është e vetmja ku do aplikohet edhe votimi edhe numërimi elektronik .

180 milion lekë edhe kostoja e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki. KQZ është në pritje të qeverisë për të marrë paratë që i duhen për përgatitjen e procesit.

Top Channel